Robert Lewandowskit ia vjedhin orën në vlerën e 70 mijë eurove
Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski është vjedhur nga një hajdut gjatë ditës së enjte.
Polaku u ndal te "Ciutat Esportiva", ku zakonisht yjet e Barcelonës ndalen për t'iu dhënë autograf tifozëve ose edhe për të bërë foto me ta.
Derisa ishte duke bërë disa fotografi dhe dhënë disa autograf, një person i panjohur raportohet se ia ka vjedhur orën në vlerë 70 mijë euro.
Sipas "TV3", kjo tashmë është lajmëruar në polici derisa Lewa raportohet të ketë thënë se derisa po jepte autograf për tre tifozë, një person i katërt doli në skenë dhe i mori orën Patek Phillippe.
Përpos kësaj raporti shton se Lewa pastaj provoi ta zinte hajdutin i vetëm, por që ai arriti të largohet. Ndërsa, ky person nuk ishte i lidhur me tre tifozët.
Lewandowski tutje thuhet se thirri shefin e sigurimit të Barçës dhe njoftoi policinë lokale në Sant Joan Despi.
Garda urbane e qytetit Baix Llobregat dhe Mossos d'Esquadra kanë kryer kërkimin e agresorit dhe më në fund policia rajonale e ka arrestuar për grabitje me dhunë.
Ky është një person i moshuar, i cili madje kishte kaluar një rrugë mjaftë të gjatë në këmbë.
Më në fund, burri rrëfeu dhe ata mundën të rikuperonin orën, e cila ishte varrosur në një zonë me pemishte pranë qytetit sportiv.