Robert Lewandowski rigjen golin në Bundesligë, por Bayern Munchen ndahet vetëm në barazim - NACIONALE

Robert Lewandowski rigjen golin në Bundesligë, por Bayern Munchen ndahet vetëm në barazim

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Bayern Munchen për ndeshjen e dytë radhazi në Bundesligë ka barazuar, duke mos ia dalur t'i marrë tri pikët e plota nga ndeshja e zhvilluar në udhëtim ndaj Hoffenheim, e cila përfundoi me rezultatin 1 me 1. Ky ishte takimi i dytë rresht që ekipi bavarez e përfundoi me të njëjtat shifra në ligën gjermane. Golin për bavarezët e shënoi ylli polak, Robert Lewandowski. Sulmuesi përfitoi nga një harkim të saktë që dhuroi në fundin e pjesës së parë Joshua Kimmich, duke goditur me kokë në cepin e majtë të portës, pa i lënë hapësirë portierit kundërshtar të bënte diç më shumë. Në fakt ky ishte goli i barazimit, pasi paraprakisht Hoffenheimin në epërsi e dërgoi Baumgartner.

Pra, vetëm 15 minuta zgjati epërsia e skuadres nikoqire, por përgjithësisht ajo doli me rezultat të shkëlqyer, që mban gjallë shpresat e skuadrës së udhëhequr nga Sebastian Hoeness, që t'ia dalë të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

Sidoqoftë, Bayern Munchen pas javës së 26-të udhëheq Bundesligën me 60 pikë, 10 pikë më shumë sesa Borussia Dortmund, por e cila ka dy ndeshje më pak të zhvilluara. Në rast se kjo e fundit do të mund t'i fitonte dy ndeshjet në fjalë, atëherë do të rihapej kampionati sa i përket garës për titull, ku dallim mes dy skuadrave do të reduktohej në vetëm 4 pikë. Dy ndeshjet e mbetura ekipi i udhëhequr nga Marco Rose do t'i luajë nesër ndaj Armenia Bielefeld nesër me fillim në ora 17:30, respektivisht të mërkurën në ora 20:30 në transfertë ndaj Koln.

Klasikja gjermane ndërmjet Bayern Munchen dhe Borussia Dortmund është në program më 23 prill, në Allianz Arena.

Lajme të ngjashme