Robert Lewandowski – objektivi i radhës i Arabisë Saudite - NACIONALE

Robert Lewandowski – objektivi i radhës i Arabisë Saudite

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Klubet arabe po vazhdojnë ta vëzhgojnë nga afër situatën e sulmuesit së Barcelonës, Robert Lewandowski.

Arabia Saudite është duke marrë hapat e radhës për t’u forcuar edhe më shumë, me polakun që është në listën e prioriteve për vitin 2024.

Lewandowski refuzoi menjëherë interesimin e klubeve arabe në këtë afat veror, shkaku që dëshironte qëndrimin te Barcelona por kjo situatë mund të ndryshojë, raporton “Sport”.

Barcelona do të ishte e hapur të pranonte ndonjë ofertë të mirë financiare për lojtarin, kontrata e të cilit skadon në verën e sezonit tjetër.

Raporti shton se klubi arab Abha shihet si favoriti për lojtarin, mirëpo që edhe tre klube tjera nga Arabia Saudite gjithashtu kanë shprehur interesim.

Në rast që pranon, atëherë Lewandowski do të bëhej veçse një yll tjetër në Arabi – shtet i cili ka marrë shumë emra të mëdhenj pas Cristiano Ronaldos, përfshirë edhe Karim Benzeman dhe Neymarin.

Përpos polakut, në listën për vitin 2024 ndodhen edhe dyshja e Premierligës Kevin de Bruyne dhe Mohamed Salah.

Arabët janë duke tentuar të përforcohen edhe në aspektin menaxherial, me Jose Mourinhon që së fundmi njoftoi se refuzoi një ofertë prej 500 mijë funte nga Al Hilali.

Lajme të ngjashme