Rio Ferdinand paralajmëron Ten Hagun për Cristiano Ronaldon - NACIONALE

Rio Ferdinand paralajmëron Ten Hagun për Cristiano Ronaldon

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Legjenda Rio Ferdinand ka thënë që trajneri Erik ten Hag duhet ta lejojë Cristiano Ronaldon të largohet nga Manchester United në afatin e janarit, në rast që nuk e sheh si titullar.

Ronaldo ishte i zemëruar që nuk zhvilloi asnjë minutë në fitoren e djeshme 2:0 ndaj Tottenhamit, duke u larguar nga stadiumi në minutën e 89-të ta takimit.

Ten Hag ka pranuar pas ndeshjes se "do të merret" me Ronaldon, por që ende asnjë detaj nuk është dhënë deri me tani.

37-vjeçari ishte drejt largimit nga "Old Trafford" këtë verë, derisa ka zhvilluar vetëm 340 minuta në tetë ndeshje të Premierligës duke qenë një zëvendësues i papërdorur edhe në sfidën ndaj Manchester Cityt.

Ish mbrojtësi Ferdinand për kanalin e tij në Youtube, ka komentuar situatën e pesë herë fituesit të Topit të Artë: "Mendimi im i vetëm që është Cristiano Ronaldo është duke u ruajtur për ndeshjen në vikend ndaj Tottenhamit".

"Unë e shoh vetëm në këtë mënyrë, logjikisht ai nuk luajti mbrëmë. Mendoj se Ronaldo është tejet i zemëruar me të, natyrisht".

"Nuk do të prisja ndryshe nga ai. Mendoj se është një problem i madh që Ten Hag e ka, duke nisur nga afati i ardhshëm veror, ai duhet të mendoj me kujdes së çfarë duhet të bëjë".

"Nëse nuk e sheh Ronaldon si startues në skuadër më shumë, mendoj se duhet ta lirojë nga kontrata e tij".

"Ai duhet ta lirojë të shkojë. Nuk është e drejtë te askush, në klubin, te Ronaldo ose Ten Hag, pyetja e parë është gjithmonë "Pse Ronaldo nuk nisi nga minuta e parë".

"Kjo do të jetë tregim. Man United fitoi 2-0 dhe tregimi kryesor është për Ronaldon. Kjo nuk është e drejtë. Ulësh këtu dhe mendon pse Man United nuk e lejoi të shkonte nëse Ten Hag nuk e kishte në plane. Kjo është interesante për mua".

"Kur mendon se çfarë ai ka bërë në karrierë, në këtë nivel, sigurisht trajneri do ta dinte para sezonit nëse do të luante me Ronaldon ose jo, nëse e donte në skuadër, nëse ishte dikush që ta ndërtonte skuadrën rreth tij".

"Më duket mua se jo (nuk e donte Ronaldon). Nëse kjo është çështja, ai duhet ta lejonte të shkonte".

"Do të jetë e madhe për Ten Hag deri në ditën që Ronaldo largohet nga klubi, sepse çfarë ikone dhe superylli është", deklaroi anglezi.

Lajme të ngjashme