Rio Ferdinand e mbron Vidicin pas kritikave nga Carragher: Është mit ajo që thoni - NACIONALE

Rio Ferdinand e mbron Vidicin pas kritikave nga Carragher: Është mit ajo që thoni

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Legjenda e Manchester Unitedit, Rio Ferdinand, e ka kundërshtuar pretendimin e Jamie Carragherit se Virgil van Dijk është më i mirë se Nemanja Vidic. Ai i quajti mite ato që ish-ylli i Liverpoolit tha për mbrojtësin serb dhe bëri një krahasim me Marcus Rashford.

Carragher tha për van Dijk se është mbrojtësi më me ndikim në historinë e Premierligës, duke thënë se holandezi tani ka sezonin e vetëm të dobët, ndërsa Rio Ferdinand e John Terry kishin disa të tillë.

Ai gjithashtu pretendoi se Vidic kishte hasur në probleme të mëdha përballë Fernando Torresit, duke thënë se mbrojtësi serb u ndëshkua me të kuq në 2009, duke mos arritur ta ndalë spanjollin në fitoren asokohe të Liverpoolit 4:1 ndaj Manchester Unitedit.

Ferdinand është kundërpërgjigjur në kanalin e tij Vibe me Five: “Unë e pashë atë se çka Jamie ka postuar në twitter, me van Dijk që është më i mirë se Vidic. Unë mendoj se Torres shënoi tre gola në 15 ndeshje kundër Vidicit. Pati momente të këqija, duke parë përjashtimin e 2009, por kjo nuk do të thotë se ai po torturohej nga Torresi. Kjo nuk është kështu, këto gjëra janë mit.”

Behind the scenes at Vibe with Five: Rio Ferdinand invites Sportsmail to filming of his YouTube show | Daily Mail Online

Ai vazhdoi duke marrë shembullin me Rashford në përballjet kundër Virgil van Dijk.

“Marcus Rashford ka shënuar gjashtë gola në 13 ndeshje kundër Liverpoolit, a do të thotë kjo se ai ka torturuar van Dijkun?”

Pas një sezoni mjaft të mirë për Liverpoolin në sezonin e kaluar ku pretendonin katër tituj, skuadra e Jurgen Klopp ka përjetuar një rënie drastike këtë vit. Aktualisht gjenden në vendin e tetë në ligë me nëntë ndeshje të mbetura deri në fund të sezonit dhe nuk kanë fituar në katër ndeshjet e fundit, që nga fitorja e thellë ndaj Manchester Unitedit me rezultat 7:0 muajin e kaluar.

Mbrojtja e të kuqve ka qenë caku i shumë kritikëve, pasi kanë pësuar aq shumë gola deri më tani, sa në tërësi të sezonit të kaluar, me Van Dijk që u pa fajtor dje në pësimin e golit të parë ndaj Arsenalit.

Lajme të ngjashme