"Van Dijk shumë më i mirë se Nemanja Vidic, keni harruar çka i bënte Torresi a?"
Ylli i Liverpoolit, Virgil van Dijk, është shumë më i mirë sesa Nemanja Vidic dhe ishte lojtari më i mirë në Premierligë për një kohë, sipas Jamie Carragher.
Qendërmbrojtësi holandez ka pësuar rënie në formë në sezonin 2022/23, duke bërë gabime çuditshme që i kanë kushtuar mbrojtës së Jurgen Kloppit.
Shumë persona mendojnë tani se Van Dijk nuk e meriton vlerësimin që i është dhënë deri më sot, pasi shpesh ai është cilësuar në një kategori me legjendat e Unitedit dhe të Chelseat, si Rio Ferdinand, Vidic dhe John Terry.
Por Carragher beson se finalisti i Topit të Artë 2019 e ka dëshmuar veten si më të mirë se të lartpërmendurit.
“VVD (Virgil van Dijk) është shumë më i mirë se (Nemanja) Vidic, i cili ishte top qendërmbrojtës, por a i keni harruar ju paraqitjet e tij kundër Torresit?” shkroi Carragher në Twitter.
VVD is far better than Vidic, who was a top CB, but have you forgot his performances against Torres?
— Jamie Carragher (@Carra23) April 10, 2023
Rio & JT had poor seasons in their career like all players, VVD is having one now.
No CB in the PL era has ever had VVD’s impact on a team. https://t.co/rZ7vfHRN7d
“Rio (Ferdinand) dhe JT (John Terry) kishin sezone të dobëta në karrierat e tyre sikur të gjithë lojtarët, VVD po e ka një tani. Asnjë qendërmbrojtës në epokën e Premierligës nuk ka pasur ndikim në ekip sikur VVD”, shtoi ai.
Van Dijk iu bashkua Liverpoolit për rreth 85 milionë euro në janar të vitit 2018 dhe kishte disa sezone të mrekullueshme duke e fituar Ligën e Kampionëve, Superkupën e UEFA-s, Kupën e Botës për Klube, Premierligën, FA Cup dhe Carabao Cup.