Rikthehet 'makina e golave', Haaland shfaqet në stërvitje të Manchester Cityt
'Makinga e golave' e Manchester Cityt, Erling Haaland, tashmë është gati të kthehet në fushë për skuadrën e tij, pasi u rikuperua nga një lëndim në këmbë, që e mbajti atë për disa lojë jashtë fushe.
Haaland nuk ka luajtur për Cityn që nga humbja 1:0 ndaj Aston Villa në dhjetor. Sulmuesi pësoi një dëmtim në këmbë që e përjashtoi atë nga Kupa e Botës për Klube, por është afër rikthimit. City tregoi se si sulmuesi ishte kthyer në stërvitje përpara ndeshjes së tyre në raundin e tretë të FA Kupës kundër Huddersfield Town në një seri imazhesh të postuara në rrjetet sociale.
🎯🎯🎯 pic.twitter.com/e4ciqFnv7g
— Manchester City (@ManCity) January 3, 2024
Qytetarët mezi presin që golashënuesi i tyre më i mirë të kthehet në fushë, edhe pse ata nuk kanë dalë shumë keq në mungesë të tij. City fitoi Kupën e Botës për Klube, mundi Crvena Zvezda në Ligën e Kampionëve dhe shijoi fitoret në Premierligë ndaj Luton, Everton dhe Sheffield United pa sulmuesin në skuadrën e tyre.
Haaland shënoi më shumë gola se çdo lojtar në pesë ligat e mëdha evropiane në të gjitha garat në vitin 2023, duke shënuar 44 herë për skuadrën e Pep Guardiolës.

Mbetet për t'u parë nëse Haaland do të rikthehet në aksion kundër Huddersfield apo do të mbahet në rezervë. City më pas do të përballet me Newcastle në Premierligë dhe mund të zvogëlojë diferencën ndaj liderit Liverpool në dy pikë me një fitore.