Rikthehet Ibrahimovic: Ende jam zoti, ende jam numër një - NACIONALE

Rikthehet Ibrahimovic: Ende jam zoti, ende jam numër një

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zlatan Ibrahimovic ka këmbëngulur se ai ende është numër një në botë dhe se “ende jam zoti”, pasi do të rikthehet në fushë për Milanin së shpejti pas një lëndimi të gjatë.

Ibrahimovici është afër të rikthehet në fushën e futbollit pas plot nëntë muajve mungese si pasojë e operimit të gjurit.

Pasi i ndihmoi Milanit drejt titullit në Serie A në sezonin 2021/22, sulmuesi suedez u fut nën thikë për ta ndrequr gjurin e dëmtuar, i cili ka mundur ta detyronte të pensionohej.

Megjithatë, 41-vjeçari është zotuar se do të rikthehet në fushë dhe është afër ta përmbushë atë zotim pasi është duke u stërvitur me skuadrën e Milanit këtë javë.

Ende jam zoti, ende jam numër një. Tani le t’i ndryshojmë gjërat kur të kthehem unë. Vërtet dua të bëjë shumë gjëra, pasi kam munguar gjithë këta muaj. Kam humbur kohë”, tha Ibrahimovic për Sport Mediaset.

Ibrahimovic ka besim si kurrë më parë në aftësitë e vet dhe është i vendosur ta ndihmojë Milanin të rikthehet në një sezon të dobët deri tani në ligë.

Jam mirë, jam shumë mirë. Jam rikthyer në stërvitje me grup dhe ndihem i lirë, i lirë në fushë dhe jashtë saj. Kjo nënkupton se jam mirë. Në këtë kohë kam bërë gjithçka për ta ndihmuar trajnerin, stafin dhe klubin nga jashtë”, shtoi ai.

Ibrahimovici pritet të jetë i pranishëm në ndeshjen e radhës të Milanit në Serie A kundër Torinos të premten në San Siro.

Lajme të ngjashme