Rikthehet fuqishëm Daku, shënon dygolësh për t'i sjellë fitoren Muras ndaj Mariborit - NACIONALE

Rikthehet fuqishëm Daku, shënon dygolësh për t'i sjellë fitoren Muras ndaj Mariborit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Mirlind Daku ka qenë arsyeja kryesore pse skuadra sllovene N.S Mura arkëtoi pikët e plota ndaj Mariborit ditën e diele.

Kosovari shënoi dygolësh në fitoren e Muras ndaj Mariborit, duke bërë një paraqitje të mrekullueshme, me epilogun përfundimtar që doli të jetë 2:1.

Pas vetëm 20 minutave lojë, Tripi asistoi për mrekulli te Daku, i cili me një goditje të bukur nga afërsia i dha epërsinë vendasve (20').

Maribori vetëm shtatë minuta më vonë arriti ta barazojë rezultatin pas një aksioni të shpejtë me anë të Martin Milek (27').

Sidoqoftë, Daku sërish e tregoi kualitetin duke kaluar prapë Muran në avantazh falë një tjetër goli të bukur, ku këtë herë u asistua nga Lazar Zlicic (43').

Pjesa e dytë ishte më e qetë, pasi dy skuadrat provonin ndërtimin e aksioneve por nuk i konkretizuan në gol.

Daku zhvilloi 83 minuta në fushë e pastaj u zëvendësua nga Petkovici, me trajnerin që nuk donte ta rrezikonte pasi ishte ndëshkuar me një karton të verdhë.

Me këtë fitore, Mura renditët në pozitën e gjashtë me 37 pikë, derisa Maribor zë pozitën e dytë me 43 sosh.

Lajme të ngjashme