Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve: Barcelona një fitore larg fazës së eliminimit direkt, Milani ka nevojë për fitore
Sot zhvillohen tetë ndeshjet e para të xhiros së pestë të grupeve të Ligës së Kampionëve, me garën më të fortë për klube që kthehet pas një pushimi prej 20 ditësh. Ndeshje shumë interesante do të ketë sonte, ku Milani kërkon fitore për të rritur gjasat për kualifikim në Grupin e Vdekjes, në anën tjetër Barcelona me fitore siguron kalimin në fazën tjetër për herë të parë në tre vitet e fundit.
Dy përballja do të zhvillohen në orën 18:45, ndërsa gjashtë të tjerat në orarin e zakonshëm, duke filluar në 21:00.
Lazio e pret Celticun në grupin E dhe Shakhtar Donetsk përballet me Royal Antwerp në grupin H. Kjo e fundit së bashku me Celtic nuk kanë gjasa për dy vendet e para, ndërsa Lazio e Shakhtar do të luftojnë deri në fund.
Ndeshjet e mëvonshme janë shumë më interesante. Atletico Madrid përballet me Feyenoord në grupin E, me dy skuadrat që i bashkohen Lazios që do të luftojnë deri në fund për dy vendet e para.
Në anën tjetër, grupi i nxehtë është ai i njohur si Grupi i Vdekjes, ku të gjitha skuadrat janë në lojë ende. Milani përballet me Dortmundin në San Siro, ndërsa PSG e pret Newcastlen. Kuqezinjtë kanë nevojë për fitore që të mbesin akoma në garë, ashtu siç ka nevojë edhe Newcastle, me këto të dyja që janë në vendin e tretë dhe të katërt.

Në grupin G është pothuajse e mbyllur gjithçka. Aty luftohet vetëm se cila skuadër arrin vendin e tretë, pasi Manchester City e Leipzig kanë siguruar dy vendet e para, madje këto dy skuadra përballen sot mes vete dhe në rast të fitores së kampionit në fuqi, sot vendoset edhe vendi i parë në grup.
Manchester City - Leipzig dhe Young Boys - Red Star Belgrade, janë sfidat e këtij grupi sonte.
Përveç ndeshjes së përmendur më lartë për grupin H, Barcelona takohet me Porton, dy vendet e para të grupit që kanë nga nëntë pikë. Për katalunasit fitorja është jetike, pasi kërkon kalimin në fazën e eliminimit direkt për herë të parë në tre vitet e fundit, ndërsa humbja ia vështirëson punët shumë.
Orari i plotë i ndeshjeve të sotme:
18:45/ Lazio - Celtic dhe Shakhtar - Royal Antwerp;
21:00/ Feyenoord - Atletico Madrid, Milan - Dortmund, PSG - Newcastle, Man City - Leipzig, Young Boys - RSB dhe Barcelona - Porto.