Rezultatet e dobëta: Drenica shkarkon Sunaj Keçin - NACIONALE

Rezultatet e dobëta: Drenica shkarkon Sunaj Keçin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Klubi futbollistik Drenica ka shkarkuar trajnerin Sunaj Keçi pas rezultateve negative.

Pavarësisht që mori drejtimin vetëm javë më parë, “Kuq e Zinjtë” me vendim unaninim kanë konfirmuar largimin e Keçit.

Në komunikatë tregohet më së miri se vendimi erdhi si pasojë e rezultateve negative në tre xhirot e para.

Komunikata e plotë pa ndërhyrje:

“Klubi ndan rruget me trajnerin Sunaj Keçi.

Pas rezultateve te dobëta në tri (3) ndeshjet e Ligës Parë së Kosovës në futboll Bordi i klubit ka mbajtur mbledhje urgjente dhe ka vendosur unanimisht për nderprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Sunaj Keçi.

Ne e falendërojmë trajnerin Keçi për bashkëpunimin e deri tanishëm, dhe i deshirojmë suksese në vazhdim të karrierës së tij.

Ambiciet e klubit janë serioze dhe të mëdha dhe si rrjedhojë e kësaj ka ardhur edhe deri te ky vendim.

Klubi do të angazhohet me gjithë potencialin dhe mundësitë që ka për të bërë zgjedhjet e duhura për t'iu kthyer rezultateve pozitive.

Ne nuk dorëzohemi!

Vazhdojmë...!”, shkroi klubi.

Pas tre xhirove të para, Drenica ka arkëtuar vetëm një pikë.

Lajme të ngjashme