Revolucion te Chelsea, plot 15 lojtarë në shitje
Chelsea pritet të jetë mjaftë aktive në afatin kalimtar të verës, pasi synon të largojë plot 15 futbollistë të ekipit të parë.
“Blutë” nuk kanë të drejtë të bëjnë shumë investime shkaku i fair-playit financiar, andaj do të largojnë e pastaj të marrin futbollistë tjerë.
Sipas “Football London”, klubi londinez ka vendosur të shesin 15 lojtarë, përfshirë disa që janë pjesë e formacionit aktual.
Thiago Silva mund të largohet si agjent i lirë sapo kontrata t’i skadojë, derisa Trevoh Chalobah do të shitet pavarësisht që nënshkroi kontratë afatgjatë para dy viteve.
Mesfushori Conor Gallagher është ndër lojtarët e paktë që ka shkëlqyer këtë sezon, por gjithashtu pjesë e listës meqenëse i skadon kontrata më 2025 dhe momentalisht s’janë as afër për të arritur marrëveshje për rinovim.
Raheem Sterling është emri tjetër i madh që mund t’i tregohet dera, kurse edhe Malang Sarr, Chukwuemeka, Marc Cucurella dhe Noni Madueke gjithashtu janë pjesë e listës.
Chelsea do të dëgjojë oferta edhe për lojtarët që i ka dërguar në huazim, si Kepa, Ian Maatsen dhe Lewis Hall, Romelu Lukaku, Hakim Ziyech, David Fofana e Armando Broja.
Në rast që arrijnë t’i shesin tërë këta lojtarë, Chelsea pritet të bëhet aktive njësoi si në verë e kaluar.