Revista gjermane përdor inteligjencën artificiale për intervistë në emër të Schumacher, përballet me padi
Familja e Michael Schumacherit është duke e përgatitur për të ndërmarrë veprime ligjore ndaj një reviste javore gjermane, për një intervistë me shtatë herë kampionin e Formula 1 që u prodhua nga inteligjenca artificiale.
Schumacher, shtatë herë kampion i F1, pësoi një lëndime të rënda në kohë pas një aksidenti me ski në dhjetor 2013 dhe nuk është parë në publik që prej atëherë.
Die Aktuelle e përdori një fotografi të Schumacherit, tani 54 vjeç, ku ai shihet duke buzëqeshur, në ballinën e edicionit të fundit të revistës, me titullin: Michael Schumacher, intervista”.
Më poshtë në ballinë shkruhej: “Tingëlloi e vërtetë në mënyrë mashtruese”.

Në deklaratën e supozuar të Schumacherit shkruhej: “Jeta ime ka ndryshuar plotësisht që prej atëherë (aksidentit). Ishte një kohë e tmerrshme për gruan time, fëmijët dhe tërë familjen time”.
“U lëndova aq rëndë saqë qëndroj i shtrirë për muaj të tërë në një koma artificiale, sepse ndryshe trupi im nuk do të mundë ta përballonte gjithë këtë”.
Në fund, doli se deklaratat e supozuara ishin prodhuar nga inteligjenca artificiale.
Qëkur pësoi aksident, privatësia e Schumacherit është mbrojtur nga familja e vet, e cila ka qenë shumë e kufizuar në kontaktet me të tjerët dhe nuk ka dhënë asnjëherë hollësi për gjendjen e tij.
Në një dokumentarë të vitit 2021 që Netflix e bëri për të, bashkëshortja e Schumacherit, Corinna tha: “Ne jetojmë së bashku në shtëpi. Bëjmë terapi. Ne bëjmë gjithçka që mundemi për ta bërë Michaelin të ndihet më mirë dhe të ndihet rehatshëm, si dhe thjesht për ta bërë ta ndiejë familjen dhe lidhjen tonë”.
“Ne po përpiqemi të vazhdojmë të jetojmë si familje, ashtu siç i ka pëlqyer gjithmonë Michaelit dhe siç i pëlqen ende.”
“Privatësia është privatësi, siç thoshte ai gjithmonë. Për mua është shumë e rëndësishme që ai të vazhdojë ta shijojë jetën e vet private sa më shumë. Michael na ka mbrojtur gjithmonë, tani ne po e mbrojmë Michaelin”, kishte thënë ajo më 2021.