Renditja në Ligën e Kampionëve: Liverpooli e Interi afër kualifikimit në 1/8 e finales - NACIONALE

Renditja në Ligën e Kampionëve: Liverpooli e Interi afër kualifikimit në 1/8 e finales

1 vit më parë

nga NACIONALE

Liverpooli vazhdon të mbetet skuadra e vetme me të gjitha fitore pas pesë xhirove në formatin e ri të Ligës së Kampionëve, por Inter, Barcelona, Dortmund e Atalanta, janë gjithashtu shumë afër ta sigurojnë kalimin në fazën e eliminimit direkt.

Formati i ri i Ligës së Kampionëve, i sheh të gjitha skuadrat në një tabelë, duke luajtur në formë të një lige.

Tetë skuadrat e para kalojnë direkt në 1/8 e finales, ndërsa nga vendi i nëntë deri në 24 luajnë në play-off për tetë vendet e mbetura, 25 deri në 36 eliminohen direkt.

Liverpooli shënoi fitoren e radhës, duke mposhtur 2:0 Real Madridin dhe tani kanë 15 pikë, ku tashmë kanë garantuar të paktën një vend në play-off.

Interi është në vendin e dytë me 13 pikë, duke mos pësuar gol e asnjë humbje. Një fitore, praktikisht do të thoshte garantimin e një vendi në top tetë. Atalanta në anën tjetër, nuk është larg, pasi gjendet në vendin e pestë me 11 pikë.

epa11742455 Inter Milan’s head coach Simone Inzaghi catches the game ball during the UEFA Champions League between Inter Milan and RB Leipzig at the Giuseppe Meazza stadium in Milan, Italy, 26 November 2024. EPA-EFE/Daniel Dal Zennaro

Interi dhe Atalanta janë të vetmet skuadra italiane momentalisht në top 8. Milani tashmë ka kaluar Juventusin me pikë dhe gjendet në vendin e 16-të, me Zonjën e Vjetër tri pozita më poshtë. Bologna është skuadra italiane më e dështuar në Ligë të Kampionëve këtë sezon, pasi ka vetëm një pikë në pesë ndeshje dhe pranë eliminimit.

Befasia më e madhe është kampioni në fuqi, Real Madridi. Mbretërit kanë vetëm gjashtë pikë dhe janë në vendin e fundit që dërgon në play-off.

Paris Saint-Germain, në anën tjetër kanë vetëm katër pikë dhe janë në zonën e eliminimit direkt.

Deri në përfundim të Fazës së Ligës së Ligës së Kampionëve janë edhe tri xhiro.

Renditja momentale pas pesë javëve të para:

Lajme të ngjashme