Relevo: Real Madrid dhe Luka Modric kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës
Mesfushori Luka Modric ka marrëveshje të plotë me Real Madridin për ta vazhduar kontratën edhe për një vit.
Sipas Relevo, të dy palët janë pajtuar ta vazhdojnë bashkëpunimin me 37-vjeçarin që do të jetë futbollisti më i paguar vetëm pas Karim Benzemas dhe Eden Hazardit.
Me rinovimin që ka mbetur të finalizohet, kroati pritet ta hedhë nënshkrimin në ditët e ardhshme, pasi kontrata momentale i skadon në qershor.
Modric vazhdon të jetë në dyshime për ndeshjen e Real Madridit dnaj Macnehster Cityt, edhe pse është rikthyer në stërvitje me grupin dhe është pjesë e listës së klubit për përballjen ndaj Osasunas.
Fituesi i Topit të Artë gjithmonë ka shprehur dëshirë për t’u pensionuar te Reali duke refuzuar mundësinë e kalimit te Al Nassr dhe këtë e bëri të qartë në mars duke thënë: “Shpresoj dhe besoj se do të qëndroj te Real Madridi”.
Relevo raportoi gjithashtu se Modric është takuar direkt me presidentin Florentino Perez, i cili i siguroi se klubi do t’i ofronte kontratë të ren.
Takimet thuhet se ishin shumë të shpejta, pasi kroati nuk kishte dyshime nëse do të rinovonte kontratën momentale.
Tani ai i bashkohet Toni Kroos, me gjermanin që gjithashtu është pajtuar me rinovimin e kontratës për 12 muaj të tjerë.
Përpos rinovimit të dyshes, Real Madrid është shumë pranë të nënshkruajë edhe me mesfushorin Jude Bellingham, i cili do të fitojë eksperiencë nga dy veteranët për një vit.
Anglezi është afër të arrijë marrëveshje me klubin madrilen, pasi Liverpool u tërhoq nga gara dhe nuk është i interesuar për t’iu bashkuar klubeve me fuqi të madhe financiare si Man City, PSG apo Chelsea.