Realizon Scamacca, Italia në epërsi ndaj Anglisë
Kombëtarja e Italisë ka kaluar në epërsi pas vetëm 15 minutave lojë ndaj Anglisë.
Ishte sulmuesi Gianluca Scamacca që realizoi një gol nga afërsia pas një aksioni shumë të shpejtë.
Di Lorenzo kreu shumicën e punës duke e gjetur të harruar qendërsulmuesin, që e kishte të lehtë ta dërgonte topin brenda rrjetës (15’).