Reali ia shënon dy gola të shpejtë Atalantas
Real Madridi i ka shënuar dy gola të shpejtë në përballjen ndaj Atalantas.
Ishte Vinicius Junior që gjeti rrugën drejtë rrjetës pas një aksioni të shpejtë për t’ia kthyer avantazhin madrilenëve.
Pas një topi të kthyer, braziliani u gjend në vendin e duhur dhe me një finalizim fantastik i shënoi italianëve (56’).
Kurse, vetëm tre minuta më vonë ishte Jude Bellingham që shënoi një supergol për ta dërguar epilogun në 1:3.
Me një goditje precize, anglezi e la të shtangur portierin mysafir (59’).