Real Sociedad tenton transferimin e Edon Zhegrovës - NACIONALE

Real Sociedad tenton transferimin e Edon Zhegrovës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Real Sociedad ka shprehur interesim për sulmuesin e Lilles Edon Zhegrova.

Ylli nga Kosova po kalon një sezon mahnitës te skuadra franceze, ku si pasojë edhe po ndjeket nga shumë klube të mëdha.

Megjithatë, “Noticiasdegipuzoka” po raporton se Real Sociedad është duke konsideruar të bëjë ndonjë ofertë zyrtare, për ta blerë qysh këtë muaj.

“Një ndër më të pëlqyerit dhe që është përcjellë në disa raste është Edon Zhegrova. 24-vjeçari kosovar luan për Lille dhe vlerësohet rreth 10 milionë euro”.

“Ai është lojtar me kualitet të lartë në futboll, në stilin e Adnan Januzajt por me kapacitetin për punën dhe sakrificë qysh kërkon Imanol”, shkruhet në raport.

Sociedad e sheh Zhegrovvën si adekuati pasi mund t’iu ndihmojë edhe në përballjen ndaj Paris Saint-Germain në rrethin e 16-të të Ligës së Kampionëve meqenëse e njeh mjaftë mirë klubin francez.

Deri më tani, për Zhegrovën interesim kanë shprehur edhe disa klube gjermane dhe angleze, mirëpo raportohet se anësori preferon ndonjë nga top pesë klubet e ligave më të forta në botë.

Lille në anën tjetër do ta lironte në rast që bëhet ndonjë ofertë zyrtare rreth 17-20 milionë euro.

Lajme të ngjashme