Real Madridit s’i ndalën problemet, lëndohet edhe Vazquez
Real Madridi ka konfirmuar se duhet t’ia dalë edhe pa mbrojtësin Lucas Vazquez.
Spanjolli i është shtuar listës së lojtarëve të lënduar, kësisoj do t’i humbasë dy përballjet e rëndësishme ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve.
Përmes një komunikate zyrtare, “Los Blancos” njoftuan se Vazquez ka pësuar dëmtim muskulor dhe do të jetë jashtë fushës për disa javë.
Ky është problem i madh për madrilenët që në mbrojtje janë edhe pa shërbimet e lojtarëve si Antonio Rudiger, Eder Militao, David Alaba e Dani Carvajal.
Kësisoj, mesfushori Federico Valverde pritet të luajë në pozitën e mbrojtësit të krahut të djathtë, pavarësisht se ishte parë që uruguaiani të ndihmonte skuadrën në mesfushë pranë Jude Bellingham.
Formacioni i mundshëm i Realit ndaj Cityt mund të jetë kështu: Courtois; Mendy, Asencio, Tchouameni, Valverde; Bellingham, Camavinga, Ceballos; Vini, Mbappe, Rodrygo.
Kujtojmë, përballja zhvillohet të mërkurën me fillim nga ora 21:00 në “Etihad Stadium”.