Real Madridi triumfon ndaj Mallorcës dhe avancon në finale të Superkupës së Spanjës
Real Madridi ka shënuar fitore 3:0 ndaj Mallorcës në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës, kështu për të avancuar në finale, aty ku e pret Barcelona.
Mbretërit fituan 3:0 me golat që u shënuan nga Bellingham, Rodrygo dhe një autogoll.
Skuadra e Carlo Ancelottit, e dominoi tërësisht takimin si me posedim, ashtu edhe me raste të krijuara, ku vlen të cekët që Mallorca në 90 minuta nuk goditi në drejtim të Thibaut Courtois.
Përkundër rasteve të shumta, pjesa e parë e takimit u mbyll pa gola.
Në 45 minutat në vazhdim u shënuan tre golat që që vendosen fatin e takimit.
Pas një tollovie në zonë, ku Kylian Mbappe goditi fuqishëm dhe pas topit të kthyer nga portieri, Jude Bellingham në mesin e shumë lojtarëve e dërgoi topin në rrjetë për 1:0 në minutën e 63-të.
🚨🇪🇸 GOAL | Real Madrid 1-0 Mallorca | Bellingham
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) January 9, 2025
BELLINGHAM OPENS THE SCORING FOR REAL MADRID !!!!!!!!pic.twitter.com/6UE91sNWFA
Në minutat shtesë, Valjent shënoi autogoll, me rezultatin 2:0 në të mirë të Real Madridit.
🚨🇪🇸 GOAL | Real Madrid 2-0 Mallorca | Martin Valjent (OG)
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) January 9, 2025
OWN GOAL FROM MARTIN VALJENT!pic.twitter.com/RZ12uVN4oD
Për rezultatin përfundimtar 3:0 shënoi Rodrygo, me Vazquez që ishte në rolin e asistuesit.
🚨🇪🇸 GOAL | Real Madrid 3-0 Mallorca | Rodrygo
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) January 9, 2025
RODRYGO HAS MADE IT THREE !!!!!!!!!!!!!!pic.twitter.com/z1Z7LGDFdb
Me këtë fitore, Mbretërit tani janë në finale të Superkupës së Spanjës, aty ku do të takohen me Barcelonën, me këta të fundit që fituan dje ndaj Athletic Bilbaos në gjysmëfinalen tjetër.
Finalja e madhe El Clasico mes Real Madridit e Barcelonës do të zhvillohet më 12 janar me fillim nga ora 20:00 në Arabinë Saudite, aty ku janë zhvilluar edhe përballjet gjysmëfinale.