Real Madridi s’e lejon Kylian Mbappen të luajë në Lojërat Olimpike - NACIONALE

Real Madridi s’e lejon Kylian Mbappen të luajë në Lojërat Olimpike

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Real Madridi ka marrë vendimin për të mos e lejuar sulmuesin Kylian Mbappe që të luajë në Lojërat Olimpike.

Francezi gjithnjë në deklaratë zyrtare ka thënë se ka ëndërr që të luajë në Olimpiadë, megjithatë një gjë të tillë s’do ta lejojë skuadra e re e lojtarit, Real Madrid.

“AranchaMobile” raporton se Real Madridi ka vendosur t’i qëndrojë pas vendimit për të mos i lëshuar lojtarët për Olimpiadë dhe nuk do të ketë kurrfarë ndryshimi as për Mbappen.

Sipas raportit, Real Madridi pret që francezi të bashkohet me skuadrën për fazën parapërgatitore në muajin gusht, në mënyrë që të jetë gati për të qenë titullar që nga fillimi i sezonit.

Ndër të tjera, Reali pritet të diskutojë me PSG-në që t’ua lejojë prezantimin e Mbappes para Kampionatit Evropian “Euro 2024”, në mënyrë që ky i fundit të paraqitet në turne si ‘galaktik’.

Mbappe ka kontratë me PSG-në deri në fundin e muajit qershor, ndërsa ka njoftuar largimin nga “Parku i Princave” disa ditë pas eliminimit nga gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve.

Deri më tani, Mbappe ka refuzuar të diskutojë me klubet e tjera duke lënë përshtypje se marrëveshja me Realin veçse është mbyllur dhe do t’iu bashkohet si agjent i lirë.

Lajme të ngjashme