Real Madridi rrezikon dënim të rëndë, Getafe e akuzon për parregullsi në zëvendësime - NACIONALE

Real Madridi rrezikon dënim të rëndë, Getafe e akuzon për parregullsi në zëvendësime

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Getafe e ka denoncuar Real Madridin për zëvendësim në mënyrë jo të rregullt në Komitetin e Garave. Skuadra që është afër të bie nga La Liga konsideron se njëri nga pesë zëvendësimet në ndeshjen e fundjavës ishte bërë në mënyrë ilegale.

Specifikisht, situata si ndodhi ishte kjo. Asensio ishte në fushë për 84 minuta dhe Ancelotti vendosi ta forcojë fazën mbrojtëse duke inkuadruar në lojë Odriozolan në vend të tij, por në momentin kur Asensio doli nga vijat anësore, Eduardo Camavinga u lëndua dhe Asensio hyri përsëri në fushë, duke bërë kështu që edhe ai edhe Odriozola të qëndrojnë.

Tri ditë afat për Real Madridin për t’u mbrojtur

Federata e spanjolle e futbollit e ka pranuar ankesën e Getafes për Real Madridin. Mbretërit kanë në dispozicion tri dtë për të kundërshtuar akuazat dhe Komiteti i Garave do ta shqyrtojë lëndën.

Rregulli që shpjegon se si të procedohet në zëvendësime, ku në një nga seksionet thuhet "një zëvendësim do të përfundojë kur zëvendësuesi të hyjë në fushën e lojës". Dhe kjo është ajo që kërkon Getafe: pasi Odriozola ishte tashmë në fushë, i zëvendësuar duhej të ishte Asensio dhe jo Camavinga. Nëse ankesa është e suksesshme, Getafe do ta fitojë ndeshjen 3:0, teksa sipas Sport Bible mund të konsiderohet edhe një dënim shumë i rëndë me pikë.

Getafe denounces Real Madrid for improper alignment

Çfarë thotë Rregulli

Në të gjitha ndeshjet, emrat e zëvendësuesve duhet t'i jepen gjyqtarit përpara fillimit të ndeshjes. Çdo zëvendësues emri i të cilit nuk i është dhënë gjyqtarit në atë kohë nuk do të lejohet të marrë pjesë në ndeshje.

Për të zëvendësuar një lojtar me një zëvendësues, duhet të respektohen kushtet e mëposhtme:

* Gjyqtari duhet të informohet përpara se të bëjë zëvendësimin e propozuar.

* Zëvendësuesi nuk mund të hyjë në fushën e lojës derisa lojtari që do të zëvendësojë të ketë lënë fushën e lojës dhe pasi të ketë marrë sinjalin e gjyqtarit.

* Zëvendësuesi do të hyjë në fushën e lojës vetëm përmes vijës së gjysmës së fushës dhe gjatë një ndalese në lojë.

* Një zëvendësim do të përfundojë kur zëvendësuesi të hyjë në fushën e lojës.

* Që nga ai moment, zëvendësuesi bëhet lojtar dhe lojtari që zëvendëson bëhet lojtar i zëvendësuar.

* Një lojtar i zëvendësuar nuk do të marrë pjesë përsëri në ndeshje, me përjashtim të rasteve kur lejohen zëvendësime të pakufizuara.

*Të gjithë zëvendësuesit i nënshtrohen autoritetit dhe juridiksionit të gjyqtarit, pavarësisht nëse thirren ose jo për të marrë pjesë në ndeshje.

Lajme të ngjashme