Real Madridi rivalizon Arsenalin për Zubimendin - NACIONALE

Real Madridi rivalizon Arsenalin për Zubimendin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Real Madridi i është bashkuar garës me Arsenalin për transferimin e mundshëm së Real Sociedadit Martin Zubimendi.

Zubimendi thuhet se ka vendosur të largohet nga Sociedadi, ndërsa që sa kohë u raportua se destinacioni më favorit është Arsenali, me trajnerin Mikel Arteta që e ka prioritet për në mesfushë.

Sidoqoftë, “The Athletic” raporton se Real Madridi gjithashtu është duke e vëzhguar nga afër spanjollin, ndërsa duan ta blejnë në verë.

Madridi i është bashkuar garës për Zubimendin. Klubi i bardhë dëshiron të interesohet për mesfushorin për sezonin tjetër. Arsenali gjithashtu e do dhe është gati ta paguajë klauzolën e lirimit në vlerën e 60 milionë eurove", raporton mediumi britanik.

Raporti shton se pritet një luftë e madhe mes dy klubeve, kurse vendimin përfundimtar në fund do ta ketë Zubimendin.

Real Madridi njësoi si Arsenali do ta paguante lehtësisht klauzolën e lirimit të lojtarit, i cili ishte afër largimit nga Sociedadi edhe verën e kaluar por në fund vendosi të qëndrojë edhe një vit në “Reale Arena”.

Te klubi madrilen gjithashtu besojnë se lojtari do t’i jep prioritet “Los Blancos” para klubeve tjera, më saktësisht Florentino Perez që së shpejti pritet të përfshihet edhe vetë në negociata.

Kujtojmë, Zubimendi verën e kaluar refuzoi Liverpoolin, pavarësisht që “Reds” donin ta paguanin klauzolën prej 60 milionë eurove.

Lajme të ngjashme