Real Madridi publikon listën e të ftuarve për përballjen ndaj Atalantas - NACIONALE

Real Madridi publikon listën e të ftuarve për përballjen ndaj Atalantas

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Real Madridi e ka bërë publike listën për futbollistët e ftuar për Superkupën e UEFA-s.

“Los Blancos” do të synojnë ta nisin sezonin me trofe, përballë Atalantas – me këtë të fundit që e fitoi Ligën e Evropës edicionin që lamë pas.

Trajneri Carlo Ancelotti ka ftuar të gjithë yjet përfshirë Kylian Mbappen për ndeshjen ndaj Atalantas, derisa për herë të parë u ftua edhe talenti mbrojtës Jacobo.

Lista e plotë:

Portierë: Courtois, Lunin, Fran

Mbrojtësit: Carvajal, Militao, Alaba, Vazquez, Vallejo, Garcia, Rudiger, Mendy, Jacobo

Mesfushorët: Bellingham, Camavinga, Valverde, Modric, Tchouameni, Guler, Ceballos

Sulmuesit: Vinicius, Mbappe, Rodrygo, Endrick, Brahim.

Përndryshe, ndeshja zhvillohet të mërkurën me fillim nga ora 21:00.

Lajme të ngjashme