Real Madridi përballet me Atalantan për Superkupën e Evropës - NACIONALE

Real Madridi përballet me Atalantan për Superkupën e Evropës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Real Madridi do të përballet me Atalantan për trofeun e Superkupës së Evropës.

“Los Blancos” synojnë ta nisin sezonin 2024/25 me një trofe të ri, derisa klubi italian do të tentojë të bëjë befasinë.

Të dy klubet kanë bërë pak ndryshime në skuadër, me Realin që e afrojë Kylian Mbappen, andaj edhe vlerësohet si favorit i padiskutueshëm.

Formacionet e mundshme:

Real Madrid (4-3-3): Courtois; Mendy, Militao, Rudiger, Carvajal; Bellingham, Tchouameni, Valverde; Rodrygo, Mbappe, Vinicius.

Atalanta (3-4-2-1): Musso; Gjimshiti, Hien, Kolasinac; Zappacosta, Pasalic, Ederson, Ruggeri; Ketelaere, Lookman; Retegui.

Në rast të fitimit, Real Madridi do të tejkalojë Barcelonën si skuadra me më së shumti trofe të fituar të Superkupës së Evropës, meqenëse të dy skuadrat tani kanë nga pesë trofe.

Ndërkohë, përballja do të nis me fillim nga ora 21:00.

Lajme të ngjashme