Real Madridi nuk do ta shesë Tchouamenin për të financuar blerjen e Bellinghamit - NACIONALE

Real Madridi nuk do ta shesë Tchouamenin për të financuar blerjen e Bellinghamit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Real Madridi ka vendosur të mos e shesë yllin francez, Aurelien Tchouamenin, për të financuar blerjen e Jude Bellingham në afatin kalimtar veror.

Mbretërit shpenzuan 80 milionë euro verën e kaluar për të marrë në radhët e tyre mesfushorin francez nga Monaco. Por që nga ardhja e tij në klub, ai ende nuk është vendosur si titullar i rregullt.

Kishte dyshime për të ardhmen e tij me Real Madridin, me raportimet se synohej shitja e tij në mënyrë që të krijohej mundësia financiare për ta transferuar Jude Bellingham sezonin e ardhshëm, por sipas AS, kjo gjë nuk do të ndodhë, me Tchouamenin që do të qëndrojë në skuadër, por që për yllin anglez do të tentohen mënyra të tjera.

Jude Bellingham 2022-23

Mesfushori 23-vjeçar është paraqitur në 36 ndeshje për klubin këtë sezon, ku përfshihen 23 paraqitje në ligë.

Pavarësisht se e ka atë në skuadër, Carlo Ancelotti shpesh ka zgjedhur të luajë Toni Kroos si një mesfushor më i avancuar, gjë që nuk është pozicioni natyror i gjermanit.

Carlo Ancelotti Real Madrid 2022-23

Por pavarësisht nga koha më e vogël e lojës, klubi thuhet se beson në aftësitë e lojtarit dhe mendon se ai do të përmirësohet me kalimin e kohës dhe do të përshtatet me kushtet e reja.

Me Liverpoolin jashtë garës tani, Real Madridi do të konkurrojë me Manchester Cityn në afatin kalimtar veror, për të sjellë sensacionin anglez Bellingham nga Dortmundi.

Skuadra e Ancelottit do të përballet me Chelsean në ndeshjen e dytë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve më 18 prill, ku avancojnë nga ndeshja e parë me rezultat 2:0.

Lajme të ngjashme