Real Madrid favorit për Bellinghamin - NACIONALE

Real Madrid favorit për Bellinghamin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Real Madrid tani është duke prirë në garën për shërbimet e mesfushorit të talentuar anglez, Jude Bellingham.

Bellingham pritet të largohet nga Borussia Dortmund në verë dhe që disa muaj thuhej se do t'i bashkohej Liverpoolit, por "Reds" ditë më parë u tërhoqen zyrtarisht nga gara shkaku i gjendjes financiare.

Gazeta më e madhe gjermane "Bild" raporton se gjiganti madrilen momentalisht është favoriti për shërbimet e anglezit pasi lojtari nuk është i interesuar që t'iu bashkohet klubeve "pa traditë".

Gjithnjë sipas raportit, Bellingham ka hedhur poshtë mundësinë që t'iu bashkohet ndonjërit nga klubet, si PSG dhe Manchester City që në krye kanë sheik.

Anglezi dëshiron një skuadër me traditë prandaj edhe Reali po shihet si destinacioni më i mundshëm.

Pavarësisht kësaj, Man City nuk është tërhequr nga gara dhe është duke provuar që përmes dyshes Erling Haaland dhe Jack Grealish ta bindin për kalimin në "Etihad Stadium".

Në anën tjetër, edhe Borussia Dortmund ëndërron që ta bind lojtarin për të vazhduar edhe për një vit duke i vendosur klauzolë lirimi.

Kartoni i anglezit momentalisht kushton mbi 100 milionë euro, që është arsyeja kryesore se pse edhe skuadra e Jurgen Kloppit e ka hedhur poshtë opsionin për të nënshkruar në verë.

Lajme të ngjashme