Real Madridi ndalet nga Sociedadi, Barcelona rrit në +5 pikë distancën në kreun e tabelës - NACIONALE

Real Madridi ndalet nga Sociedadi, Barcelona rrit në +5 pikë distancën në kreun e tabelës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Megjithëse mbizotëroi tërësisht në lojë, Real Madridi barazoi 0:0 kundër Real Sociedadit, në sfidën e sontme që u luajt në kuadër të javës së 19-të të La Ligas. Pas këtij rezultati, Barcelona buzëqesh, pasi rriti distancën në kreun e tabelës në +5 pikë.

Madrilenët provuan në të gjitha mënyrat ta gjenin golin e fitores kundër Real Sociedadit, por pa sukses. Ishte portieri i mysafirëve, Remiro, ai që ishte në elementin më të mirë të mundshëm të formës së tij.

Që në minutën e 15-të Vinicius J. pati një mundësi të mirë shënimi. Goditja e tij përfundoi fare pranë shtyllës së dytë të portës mysafire.

Reali vijoi me të gjitha forcat që të sulmonte, duke u përpjekur që ta zhbllokonte rezultatin sa më parë. Diçka të tillë nuk e arriti dot në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë vijoi mbizotërimi në lojë nga ekipi i drejtuar nga trajneri italian, Ancelotti. Tryesnia në gjysmëfushën kundërshtare nuk mungoi për asnjë moment.

Minutat kalonin dhe rezultati vijonte të mbetej i njëjtë, për shkak se Real Sociedadi ishte shumë mirë i konsoliduar në mbrojtje.

Portat e paprekura u mbajtën deri në fund të takimit. Rezultati 0:0 i dha epilog takimit, i cili ishte i trishtë për vendësit.

Tani Real Madridi ngec në vendin e dytë në kuotën e 42 pikëve. “Galaktikët” kanë pesë pikë më pak sesa rivali për titull, Barcelona.

Në anën tjetër, Real Sociedadi zë pozitën e 3-të me 39 pikë të mbledhura. Përkundër mungesave të mëdha, ajo ia doli që të dalë me një triumf në vete nga Madridi sot.

Përmbledhja e ndeshjes Real Madrid - Real Sociedad:

Lajme të ngjashme