Real Madridi merr lajmin e hidhur për lëndimin e Brahim Diaz - NACIONALE

Real Madridi merr lajmin e hidhur për lëndimin e Brahim Diaz

3 javë më parë

nga NACIONALE

Real Madrid pritet të jetë pa mesfushorin Brahim Diaz për disa muaj, shkaku i lëndimit muskulor që pësoi në fitoren 2:0 ndaj Real Sociedadit.

Ylli nga Maroku ishte titullar për herë të dytë këtë sezon të shtunën, por luajti vetëm 25 minuta para se të detyrohej të largohej nga fusha shkaku i lëndimit.

“AS” raporton se Real Madridi kishte shpresë se Diaz do të kthehej për një muaj, por situata ka ndryshuar tërësisht pas skanimeve të fundit.

Diaz është diagnostikuar me një dëmtim të gjatë auktor, që nënkupton se do të jetë jashtë fushës për dy deri në tre muaj.

Gazetari Fabrizio Romano raporton se ekziston mundësia që Diaz të kthehet pas dy muajve, sidoqoftë edhe disa testime të tjera do të mbahen javën e ardhshme e pastaj do të nis plani i shërimit.

Diaz nuk është që është i mësuar me “dhomën e trajtimit”. Është lëndimi i parë në karrierë te Real Madridi, ku së fundmi ishte lënduar vetëm në muajin mars por mungoi vetëm për një ndeshje.

Për sulmuesin kjo do të jetë periudha më e gjatë jashtë fushës në karrierë deri më tani.

Lajme të ngjashme