Real Madridi merr lajmin e hidhur: Courtois e Rodrygo mungojnë ndaj Barcelonës - NACIONALE

Real Madridi merr lajmin e hidhur: Courtois e Rodrygo mungojnë ndaj Barcelonës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Real Madridi do të jetë pa sulmuesin Rodrygo dhe portierin Thibaut Courtois në përballjen ndaj Barcelonës.

Madrilenët regjistruan një fitore të thellë në mesjavë ndaj Dortmundit, ndërsa tani janë fokusuar për përballjen ndaj kandidatit për titull në La Liga.

Sidoqoftë, skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti duhet t’ia dalë pa shërbimet e dy yjeve që kanë pësuar lëndime të ndryshme.

Belgu ka pësuar një lëndim muskulor, derisa Rodrygo ka probleme në kofshë, lëndim ky që e detyroi të largohet nga fusha të martën mbrëma.

Duke ndjekur testet tona në lojtarin Thibaut Courtois, ai është diagnostikuar me një lëndim muskulor”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Real Madridi duket se portën tani duhet t’ia besojë Andriy Luninit, kurse Ancelotti duhet të vlerësojë nëse do ta ndryshojë sistemin e lojës.

“El Clasico” zhvillohet të shtunën në “Santiago Bernabeu” me fillim nga ora 21:00.

Lajme të ngjashme