Real Madridi ka fituar garën për ‘Messin turk’ ndaj Barcelonës - NACIONALE

Real Madridi ka fituar garën për ‘Messin turk’ ndaj Barcelonës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Real Madridi thuhet se ka fituar garën për Arda Gulerin e Fenerbahces, kështu duke mposhtur Barcelonën në këtë garë, ndonëse ende nuk ka asgjë zyrtare për transferimin e sensacionit, i cili po njihet me emrin ‘Messi turk’.

Real Madridi është gati të përfundojë nënshkrimin e 18-vjeçarit, i cili me paraqitjet e tij sezonin e kaluar tregoi se është një nga lojtarët më me perspektivë në futbollin evropian dhe është krahasuar me Lionel Messin. Barcelona bëri një garë të madhe për të nënshkruar me mesfushorin me tipare sulmuese, por sipas The Athletic, ai në vend të kësaj, ka zgjedhur të luajë në Bernabeu.

Adoleshenti tashmë është një reprezentues i Turqisë, ku ka katër paraqitje dhe ka luajtur 51 herë për Fenerbahcen, duke shënuar katër gola dhe duke regjistruar nëntë asistime. Madridi thuhet se është i gatshëm të paguajë më shumë se klauzola e lirimit të Gulerit për ta sjellë atë në klub dhe pala turke do të ketë një pjesë të kartonit të lojtarit në çdo shitjeje prej 20 për qind.

Arda Guler

Kishte shumë interesim për adoleshentin pasi Arsenali, Aston Villa dhe Borussia Dortmund po ashtu thuhej se po vrojtonin situatën, por ai tani do të vazhdojë karrierën e tij në Spanjë dhe ka të ngjarë të jetë pjesë e skuadrës së parë të Carlo Ancelottit për sezonin 2023/24 dhe jo siç raportohej fillimisht se do kalonte në huazim.

Carlo Ancelotti 2023

Lajme të ngjashme