‘Messi i Turqisë’ do të vendosë vetë për të ardhmen e afërt, Barcelonë apo Real Madrid
Barcelona dhe Real Madridi janë sy e vesh te sensacioni i Fenerbahces, Arda Guler, që njihet me emrin ‘Messi i Turqisë’, por vendimi i takon atij se ku dëshiron të luajë në të ardhmen e afërt.
Guler, i riu shumë i talentuar nga radhët e Fenerbahces, ka tërhequr vëmendjen e Barcelonës dhe Real Madridit, sipas raportimeve. Klubet po e monitorojnë nga afër lojtarin, i cili ka fituar pseudonimin ‘Messi turk’ për shkak të aftësive të jashtëzakonshme në fushë. Guler pritet të bëjë një njoftim në lidhje me planet e tij, pra duhet të vendos mes katalanasve dhe mbretërve për të vazhduar karrierën.
Klubi katalanas është i etur të aktivizojë klauzolën e tij të lirimit prej 17.5 milionë euro dhe të nënshkruajë 18-vjeçarin për ekipin e parë. Trajneri, Xavi, thuhet se është një admirues i madh i të riut. Real Madrid dhe AC Milan po ndjekin gjithashtu të riun.

Talenti turk pati një sezon shumë të mirë me Fenerbahcen në 2022-2023 duke shënuar 4 gola në ligë. Ai me paraqitjen e tij ishte lojtari më i mirë në fushë në finalen e Kupës së Turqisë 2023. Guler ka bërë tashmë debutimin e tij për ekipin e parë të Turqisë dhe luajti për ekipin U21 së fundmi në miqësoret ndërkombëtare.

I riu do të kthehet në Stamboll dhe do të informojë Fenerbahcen për vendimin e tij në ditët në vijim.
