Real Madridi ka dy emra në mendje nëse Ancelotti shkarkohet - NACIONALE

Real Madridi ka dy emra në mendje nëse Ancelotti shkarkohet

1 vit më parë

nga NACIONALE

Real Madridi ka identifikuar dy emra potencial që mund ta pasojnë Carlo Ancelottin, nëse Mbretërit vendosin ta shkarkojnë trajnerin italian.

Mbrojtja e titujve të La Ligas dhe Ligës së Kampionëve nuk ka filluar më së miri pasi Los Blancos kanë hasur në probleme për të gjetur ekuilibrin e tyre të duhur pas ardhjes së Kylian Mbappe në skuadër. Gjatë dy javëve të fundit, 15 herë fituesit e Ligës së Kampionëve kanë parë disfata modeste nga Barcelona dhe AC Milan, duke vënë në pikëpyetje të ardhmen e afërt të Ancelottit.

FBL-ESP-LIGA-REAL MADRID-ALAVES-MBAPPE

Marca tani ka raportuar se Real Madridi është i qetë për të vazhduar me Ancelottin këtë sezon pasi ata besojnë se trajneri legjendar do të jetë në gjendje të korrigjojë devijimin në rrugën e tyre drejt suksesit. Italiani ka një kontratë deri në verën e vitit 2026 dhe Los Blancos janë të prirur ta mbajnë atë në Santiago Bernabeu për gjithë kohëzgjatjen.

Santiago Solari Raul Gonzalez

Pavarësisht qëndrimit pozitiv të Real Madridit ndaj Ancelottit që mbetet në krye të klubit, raportimi i Marca ka sugjeruar që Florentino Perez me të tjerët kanë indetifikuar dy emra për të marrë detyrën nga Ancelotti në messezon nëse situata nuk përmirësohet. Këta dy emra janë trajneri i Real Madrid Castilla, Raul Gonzalez dhe ish-trajneri Santiago Solari.

Skuadrat e Ancelottit do të jenë në fushë më pas kur të përballen me Osasuna në Santiago Bernabeu të shtunën, më 9 nëntor.

Lajme të ngjashme