Real Madridi i beson skuadrës, nuk transferon askënd në janar
Real Madridi ka besim të plotë se mund t’ia dalin me këtë ekip për pjesën e mbetur të sezonit, prandaj nuk do të përforcohen në afatin kalimtar të janarit.
“Los Blancos” pas humbjeve të pësuara nga Barcelona, si dhe problemeve në mbrojtje sidomos në krahun e djathtë, po konsideronin seriozisht një lojtar të ri.
Reali bëri një ofertë zyrtare për Trent Alexander-Arnoldin megjithatë Liverpooli refuzoi edhe të negocionte për yllin anglez.
Pas refuzimit të Liverpoolit, Reali ka vendosur të mos nënshkruajë me ndonjë lojtarë tjetër dhe të provojë që me këtë skuadër ta fitojë La Liga-n dhe Ligën e Kampionëve.
“Real Madridi ia ka mbyllur derën transferimeve të janarit”, konfirmon ndër të tjera gazetari italian Fabrizio Romano.
Real Madridi është shtatë pikë para Barcelonës në La Liga, ndërsa i duhet një “mrekulli” që madrilenët të kualifikohen direkt për 1/8 e finales shkaku se kanë më shumë gjasa për të marrë pjesë në play-off.