Real Madridi fiton me përmbysje derbin kundër Atletico Madridit, kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit - NACIONALE

Real Madridi fiton me përmbysje derbin kundër Atletico Madridit, kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Real Madridi ka fituar me përmbysje 3:1 kundër Atletico Madridit, në ndeshjen që u zhvillua sot për çerekfinalen e Kupës së Mbretit.

Derbi i sotëm mes Real Madridit dhe Atletico Madridit kishte pasqyrën e njëjtë sa i përket stilit të lojës. Pra, Real Madridi ishte mbizotërues në qarkullim të topit.

Mirëpo, ndeshja nisi më mirë për mysafirët. Në të vërtetë, vetëm 19 minuta i mjaftuan skuadrës së drejtuar nga Simeone që të gjejë rrugën e rrjetës, duke e zhbllokuar kështu rezultatin.

Pas një aksioni të mirëfilltë që ndërtoi Atletico Madridi, Molina gjeti të lirë Moratan, ndërsa ky i fundit nga afërsia nuk gaboi shënjestër, duke dërguar topin në rrjetë për 1:0.

Ndonëse pati disa raste të mira për shënim skuadra e Ancelottit në një orë lojë të zhvilluar, asaj iu deshën akoma më shumë minuta lojë për ta gjetur golin e barazimit.

Goli që rikthehu rezultatin në baraspeshë u shënua në minutën e 79-të. Rodrygo me anë të një aksioni vetanak të përsosur, ku dribloi një mori lojtarësh dhe më pas iu afrua portës dhe shënoi për mrekulli për 1:1.

Ndeshja më pas shkoi në vazhdimet e dy pjesëve me nga 15 minuta, gjegjësisht 30 minuta tërërisht. Atletico Madridi mbeti me një lojtar më pak në minutën e 99-të. Përfaqësuesi malazez, Savic, u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në këtë ndeshje.

Për ta së përmbysur rezultatin doli në pah Benzema. Fituesi i Topit të Artë finalizoi një aksion të gjatë që krijoi ekipi i tij, duke dërguar topin në rrjetë.

Deri në fund të takimit “Galaktikët” ia dolën që ta shënojnë edhe një gol tjetër. Në minutën 120+1' ishte sulmuesi brazilian, Vicinius JR, ai që kompletoi në formë të përkryer një aksion të bukur personale, duke shënuar për 3:1 (VIDEO).

Fitore kjo që i kualifikon ata në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit. Athletic Bilbao, Barcelona dhe Osasuna janë tre skuadrat tjera që kanë siguruar një plasman të tillë.

Përmbledhja e ndeshes Real Madrid - Atletico Madrid:

Lajme të ngjashme