Real Madridi falë penalltive siguron finalen e Superkupës së Spanjës
Real Madridi ka arritur ta mposhtë Valencian me mjaft vështirësi. Pasi koha e rregullt përfundoi me rezultat 1:1, u deshën vazhdimet e më pastaj penalltitë për ta përcaktuar fituesin. Në fund ngadhënjeu përvoja. Real Madridi siguroi finalen e Supërkupës së Spanjës.
Sonte është zhvilluar gjysmëfinalja e parë e Superkupës së Spanjës, e cila po zhvillohet në Arabinë Saudite. Real Madridi nuk e pati aspak të lehtë kundër Valencias, por ia doli disi, në një sfidë që edhe ashtu filloi të nxehet nga dje, me deklaratat në konferencë për shtyp të dy trajnerëve respektivë që pranuan se nuk gëzojnë raportin më të mirë të mundshëm mes vete, anipse dikur ka qenë shumë të afërt.
Diçka më bindës ishte Real Madridi në pjesën e parë. Edhe ashtu madrilenët arritën që ta gjejnë golin e epërsisë në minutën e 39-të, falë të përhershmit Benzema, i cili shënoi në minutën e 39-të nga pika e bardhë.
Pjesa e parë u mbyll me Realin që ishte në epërsi të një goli. Gjërat filluan më ndryshe në pjesë të dytë. Gattuso arriti që t’i japë shkundje të besuarve të tij.
Kjo menjëherë dha impakt. Qysh në minutën e 46-të, porsa filloi pjesa e dytë, Valencia ia doli që ta rikthejë ndeshjen në baraspeshë.
Ishte një harkim i mirë i Lato ai që gjeti të lirë Linon, i cili ishte krejtësisht i harruar në shtyllën e parë. Kështu, duke arritur që të lirohej nga vija defanzive e Realit, ai shënoi për 1:1.
Në vazhdim të ndeshjes gjithçka ishte e ekuilibruar. Skuadrat shkuan në vazhdime prej dy pjesëve nga një çerek lojë veç e veç.
As tridhjetë (30) minutat në vijim nuk prodhuan ndonjë gol. Kështu që gjithçka u vendos nga penalltitë. Nga pika e bardhë më të saktë u treguan “Galaktikët”, duke siguruar kalimin tutje në finalen e Superkupës së Spanjës. Me rezultat 4:3 përfundoi në të mirë të skuadrë së Ancelottit seria e penalltive.
Real Madridi do të të luajë në finale me fituesin e gjysmëfinales së nesërme mes Barcelonës dhe Betisit. Pra, kundërshtari që do të ndeshet me të në finale do ta mësojë nesër.
Raporti i ndeshjes Real Madrid - Valencia:
