Real Madridi e mposht Celta Vigon, tani tetë pikë larg Barcelonës
Real Madridi ka shënuar fitoren e radhës në La Liga, duke mposhtur 2:0 Celta Vigon, për ta çuar diferencën e pikëve në tetë me liderin Barcelonën, e cila ka një ndeshje më pak të zhvilluar, kështu për t’u hapur lufta për titull kur kanë mbetur edhe tetë ndeshje për t’u zhvilluar deri në fund.
Mbretërit po kalojnë në formë të mirë dhe me fitoren e sotshme seria shkon në katër fitore radhazi me rezultat të njëjtë 2:0, pra pa pranuar gol.
Deri më tani skuadra e Carlo Ancelottit ka siguruar finalen e Kupës së Mbretit, është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe tani do të luftojë deri në fund për ta mbrojtur titullin në La Liga.
Ndeshja e zhvilluar në Santiago Bernabeu në përgjithësi prodhoi pak raste shënimi, por mbretërit ishin ata që kishin një dominim të lehtë në këtë takim.
Dy gola për secilën pjesë dhanë epilogun final, për tre pikë e radhës për Real Madridin.
Ishte Marco Asensio që shënoi për 1:0, tre minuta pa përfunduar pjesa e parë, me Vinicius Junior që luajti shumë rol të madh në golin e shënuar me lëvizjet e tij magjike.
Me të filluar pjesa e dytë, saktësisht në minutën e 48-të shënoi Eder Militao për 2:0, kësaj radhe asistues ishte Asensio. Deri në fund gola më nuk pati dhe takimi përfundoi kështu.
Real Madridi gjendet në pozitën e dytë me 65 pikë pas 30 takimeve, me vetëm Barcelonën përpara e cila ka një ndeshje më pak dhe tetë pikë më shumë, ndërsa Celta Cigo me këtë humbje do ta rrezikojë edhe vendin e 12-të, në rast të fitores së Sevillës.
