Real Madridi e kërkon hakmarrjen ndaj Manchester Cityt, formacionet zyrtare - NACIONALE

Real Madridi e kërkon hakmarrjen ndaj Manchester Cityt, formacionet zyrtare

1 javë më parë

nga NACIONALE

Real Madridi në më pak se një orë do të përballet me Manchester Cityn në ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Ligës së Kampionëve, ku Mbretërit do të kërkojnë hakmarrjen për humbjen e thellë të sezonit të kaluar.

Qytetarët si kampion në fuqi të Evropës, barazuan 3:3 në Santiago Bernabeu, ndërsa sot do të luajnë pranë tifozëve në Etihad Stadium.

Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare, ku Pep Guardiolës i është kthyer në skuadër Kyle Walker, që i mungoi një javë më parë.

Formacionet zyrtare

Manchester City e udhëhequr nga Guardiola do të luajë me formacionin tashmë të përhershëm 4-2-3-1, me Erling Haaland të vetëm në sulm.

Man City (4-2-3-1): Ederson; Walker, Dias, Akanji, Gvardiol; Rodri, De Bruyne; Silva, Foden, Grealish; Haaland.

Në anën tjetër te Mbretërit do të jetë vetëm një ndryshim, me Tchouamenin që nuk ka të drejtë loje dhe është zëvendësuar nga Nacho.

Real Madrid (4-3-1-2): Lunin; Carvajal, Nacho, Rudiger, Mendy; Kroos, Camavinga, Valverde; Bellingham; Vinicius Junior dhe Rodrygo.

Përballja drejtohet nga gjyqtari italian, Daniele Orsato dhe fillon në orën 21:00.

Lajme të ngjashme