Real Madridi e demolon Salzburgin, humb Bayerni - fiton Arsenali
Real Madridi ka shënuar fitore të thellë në shtëpi ndaj RB Salzburgut.
“Los Blancos” arkëtuan pikët e plota me një triumf 5:1 në “Santiago Bernabeu”.
Rodrygo me një finalizim të bukur e kaloi Realin në epërsi (23’). I njëjti pastaj përfitoi nga asistimi i Jude Bellingham, ku me një goditje nga distanca e mposhti sërish portierin mysafir për ta çuar rezultatin në 2:0 (34’).
Për golin e tretë u përkujdes Kylian Mbappe që ia vodhi topin portierit dhe e shënoi lehtë në portën e zbrazur (48’).
Kurse, fitoren e Realit e vulosi Vinicius Junior me dy gola të bukur (55’, 77’).
E tëra që bëri Salzburgu ishte goli i nderit, realizuar nga Mats Distrup (86’).
Pas këtij triumfi, Reali shkon në kuotën e 12 pikëve derisa Salzurg zë pozitën e 34-të me tre sosh.
Në anën tjetër, Arsenali e ka fituar përballjen ndaj Dinamo Zagrebit me rezultat bindës 3:0.
Declan Rice pas vetëm dy minutave lojë zhbllokoi rezultatin për të kaluar Arsenalin në epërsi.
Kurse Kai Havertz pas asistimit të Gabriel Martinellit shënoi për ta dyfishuar epërsinë (66’).
Fitoren e Arsenalit në fund e vulosi vetë kapiteni Martin Odegaard, me një gol nga distanca (90+2').
Arsenali gjithashtu e siguroi një vend në 1/8 e finales direkt kurse Dinamo bie në pozitën e 26-të me tetë pikë.
Për dallim nga favoritët, humbje ka pësuar Bayern Munichu në udhëtim te Feyenoordi me rezultat 2:0.
Santiago Tomas Gimenez ishte heroi i vendasve që shënoi të dy golat, kurse të fundit e realizoi Ueda. Bayerni kishte më shumë raste por që assesi s’arriti t’i finalizonte.
Bayern mbetet në pozitën e 15-të me 12 pikë derisa Feyenoord ngjitët në pozitën e 13-të me 13 sosh.