Real Madridi e bën prioritet Alexander-Arnoldin
Real Madridi e ka bërë prioritet afrimin e mbrojtësit Trent Alexander-Arnold nga Liverpooli.
Klubi spanjoll po konsideron disa mbrojtës të krahut të djathtë, përfshirë Pedro Porron, Jeremie Frimpong dhe Juanlun e Sevillas.
Sidoqoftë, “Athletic” raporton se Alexander-Arnold mbetet i preferuari i madrilenëve, sidomos me faktin që kontrata aktuale i skadon në fundin e sezonit.
Alexander-Arnold do të jetë agjent i lirë në vitin 2025 dhe nga janari ka të drejtë të negociojë me klubet e tjera. Bisedimet për një rinovim te Liverpooli po vazhdojnë, mirëpo 26-vjeçari kur u pyet për të ardhmen, javën e kaluar tha: “Kam hyrë në formën më të mirë të karrierës dhe nuk dua të jem lojtari që ka fituar trofe vetëm kur ishte i ri”.
Ende nuk dihet nëse Real Madridi do të tentojë të bëjë ndonjë ofertë gjatë janarit, ngase kuptohet varet nga dëshira e anglezit nëse dëshiron t’i bashkohet spanjollëve.
⚡️Real Madrid have made Liverpool's Trent Alexander-Arnold a priority target within their list of options
— Mario Cortegana (@MarioCortegana) October 16, 2024
The club is also looking for a CB and, despite initial doubts, has agreed with Ancelotti to actively seek solutions in January@TheAthleticFChttps://t.co/GsjxhRv3vF
Reali aktualisht ka probleme në këtë pozitë shkaku që Dani Carvajal e këputi ligamentin dhe do ta humbasë tërë sezonin, me Lucas Vazquez që mbetet alternativa e vetme.
“Los Blancos” po konsiderojnë mundësinë edhe që të marrin një qendërmbrojtës në janar, me Aymeric Laporten si opsion, ku në rast që ndodhë kjo atëherë Militao do të ndryshonte pozitë.