Real Madridi dominon në formacionin më të mirë të vitit
FIFA e ka bërë publike formacionin më të mirë për vitin që lamë pas.
Pas një sezoni të gjatë, Real Madridi ka dominuar me katër yje në 11-shen më të mirë.
Në portë vendin e ka zërë Emiliano Martinez, që arriti ta fitojë Kupën e Amerikës me Argjentinën, si dhe ndihmoi Aston Villan drejt kualifikimit historik në Ligën e Kampionëve.
Mbrojtja u ndërtua nga katërshja, Dani Carvajal, Antonio Rudiger, Ruben Dias dhe Willian Saliba. Në mesfushë, zunë vend Rodri, Jude Bellingham e Toni Kroos, kurse në sulm Vinicius Junior, Erling Haaland dhe Lamine Yamal.
Formacioni më i mirë i vitit 2024: Martinez; Carvajal, Rudiger, Dias, Saliba; Rodri, Bellingham, Kroos; Vinicius, Haaland, Yamal.
🚨 𝗢𝗙𝗙𝗜𝗖𝗜𝗔𝗟: The FIFA World XI -
— Football Tweet ⚽ (@Football__Tweet) December 17, 2024
🇦🇷 Emiliano Martinez
🇪🇸 Dani Carvajal
🇩🇪 Antonio Rüdiger
🇵🇹 Ruben Dias
🇫🇷 William Saliba
🇪🇸 Rodri
🏴 Jude Bellingham
🇩🇪 Toni Kroos
🇧🇷 Vinicius Junior
🇳🇴 Erling Haaland
🇪🇸 Lamine Yamal pic.twitter.com/VIzpjuCG8i