Real Madrid vendos ta blejë përfundimisht Joselun
Real Madrid duket se ka vendosur ta aktivizojë klauzolën e blerjes për qendërsulmuesin Joselu.
Spanjolli ka fituar zemrat e tifozëve madrilen falë punës së madhe si dhe paraqitjeve të mira në fillimin e sezonit.
Mediumi spanjoll “OlDiario” raporton se Real Madrid dëshiron ta mbajë edhe për disa vite Joselun, prandaj do ta aktivizojnë klauzolën e blerjes prej 1.5 milionë euro.
Gazetari Edouardo Inda derisa ishte në emisionin “El Chiringuito” ka treguar edhe prapaskenat se pse klubi madrilen e pëlqen qendërsulmuesin.
“Real Madrid ka vendosur ta aktivizojë klauzolën e blerjes për Joselun, që është huazuar nga Espanyol. Është pak para, pra për 1.5 milionë euro kalon në Madrid”.
“Ai është lojtar që po bën paraqitje të mira prandaj edhe Madrid do ta aktivizojë klauzolën e blerjes”.
Joselu ka mahnitur të gjithë këtë sezon, duke bërë fillimin më të mirë të karrierës pasi tashmë ka shënuar pesë gola në vetëm 626 minuta që ka zhvilluar brenda 11 ndeshjeve, ku gjashtë prej tyre ishin titullar.
Përndryshe, një statistikë tjetër është që ai së bashku me Jude Bellingham kanë realizuar më shumë se 60 për qind të golave të Real Madridit këtë sezon.
Edhe dashuria e tifozëve për lojtarin haptas tregon se po rritet, pasi në rrjetet sociale që kur iu bashkua Realit ai tashmë ka marrë mbi 1 milion ndjekës (1 milion e 248 mijë e 600 që të jemi më specifik).
