Joselu: Dua të qëndroj te Real Madridi
Qendërsulmuesi Joselu ka shprehur dëshirën për të vazhduar qëndrimin te Real Madrid.
Spanjolli iu bashkua “Los Blancos” në formë huazimi nga Espanyol dhe ka bërë një fillim të mirë në fanellën galaktike.
Në një intervistë së fundmi për “Marca”, Joselu ka treguar se dëshiron të vazhdojë qëndrimin te Real Madridi.
“Isha në makinë me Carvajal, shumë i emocionuar që po i bashkohesha klubit. Nuk e dija se çfarë mund të gjej aty. E dija që kishte disa persona që i njihja prej Castillas. Kur hyra në dhomën e zhveshjes “Më në fund. Harro çfarë ka ndodhur më parë, shijoje dhe kënaqu për momentin”.
“Çfarë të impresonoi? Të gjithë trofetë evropian. Fotot e Cristianos, Ramos, Marcelos, Modricit. Isha i impresionuar t’i shoh të gjitha një nga një”.
“Çfarë nëse nesër duhet të largohesh dhe të biesh dy hapa mbrapa sërish? Tani jam në Madrid dhe nuk dua të largohem. Kjo është shumë e qartë për mua”.
“Trofe? Është ëndrra ime të fitojë trofe me Madridin dhe më shumë me kombëtaren, meqenëse veçse kemi fituar Ligën e Kombeve”.
Qendërsulmuesi në nëntë paraqitje për Real Madridin në La Liga ka shënuar pesë gola, si dhe dhuruar dy asistime.