Real Madrid vazhdon i pamposhtur, triumfon ndaj Atletico Madridit
Real Madrid ka arritur ta fitojë derbin kundër rivalit lokal, Atletico Madrid me rezultat të ngushtë 1:2.
"Los Blancos" zhvilluan lojë të shkëlqyeshme nga minuta e parë dhe me plotë meritë arkëtuan pikët e plota.
Fillimisht, ishte sulmuesi brazilian Rodrygo që kaloi Realin në epërsi pas një asistimi të mrekullueshëm të Aurelien Tchouamenit (18').
Më pas ajo që mori vëmendja ishte kërcimi që bëri me Vinicius Junior, ngase disa herë ishin paralajmëruar se nëse do të ndodhte do të kishte probleme.
Real Madrid tutje vazhdoi me sulmet e njëpasnjëshme, duke dyfishuar rezultatin pas një super aksioni, ku Luka Modric gjeti për mrekulli Vinicius Juniorin, me brazilianin që goditi shtyllën e nga topi i kthyer përfitoi Fede Valverde që shënoi në portën e zbrazur (36').
Atletico Madrid pastaj kishte rast të artë të ngushtonte epërsinë përmes Yannick Carrasco me një goditje nga afërsia, diku gjashtë metra prej portës, por që Thibaut Courtois bëri një super pritje t'ia mohojë golin.
Kampioni i Evropës vazhdoi me dominimin edhe gjatë pjesës së dytë, ku kishte disa raste, që nuk arritën t'i konkretizojnë.
Atletico u këndell vonë duke ngushtuar epërsinë përmes Mario Hermoso që shënoi me krahë pas një harkimi të bukur të Antoine Griezmann (83').
Sidoqoftë, në kohën shtesë, vendasit mbeten me 10 lojtarë në fushë pasi Hermoso u ndëshkua me karton të kuq, ku mori dy kartonë të verdhë (90+1').
Me këtë fitore, Real Madrid vazhdon si klubi i vetëm i pamposhtur në top pesë ligat evropiane.
"Galaktikët" tani rimarrin kreun e tabelës me 18 pikë të mbledhura, derisa Atletico Madrid me renditjen momentale zë pozitën e shtatë me vetëm 10 pikë të tubuara.
Në xhiron e radhës, Real Madrid do ta pres Osasunan, derisa Atletico Madridin e pret një sfidë jo e lehtë ndaj Sevillas.