Real Madrid tani ia mësyn vëllaut të Jude Bellinghamit
Edhe pse pak e pabesueshme, mirëpo Real Madrid është duke shqyrtuar mundësinë e transferimit të mesfushorit Jobe Bellinghamit, vëllau i Judes.
“Los Blancos” janë duke vazhduar të tentojnë blerjen e disa talentëve të rinj dhe në “radarin” e tyre është 18-vjeçari, i cili kaloi së fundmi te Sunderland nga Birmingham City.
Mesfushori me tipare ofensinve e ka nisur për mrekulli aventurën në Championship, ku ka zhvilluar 11 paraqitje duke realizuar dy gola në total.
Mediumi spanjoll “El Nacional” raporton se Real Madrid është duke e vëzhguar nga afër lojtarin.
“I zgjedhuri është askush tjetër përpos vëllaut të vogël, Jobe Bellingham. Mesfushori i Sunderlandit u ftua te Anglia U19 në ndeshjen ndaj Malit të Zi”.
“Florentino Perez ka kërkuar nga Juni Calafat për t’i dërguar skautët të bëjnë një raport për djalin e dytë të familjes Bellingham”.
Megjithatë, Sunderland nuk dëshiron ta shet lojtarin e talentuar por kuptohet se nëse interesimi i skuadrës madrilene është serioz atëherë do ta kenë të vështirë ta mbajnë në klub.
Real Madrid mund të veprojë njësoi si para disa viteve, pra që ta blejë lojtarin e pastaj ta huazojë menjëherë te ndonjë gjigant evropian, si Borussia Dortmund.