Real Madrid tani favorit për Ligën e Kampionëve - NACIONALE

Real Madrid tani favorit për Ligën e Kampionëve

1 javë më parë

nga NACIONALE

Me eliminimin e Manchester Cityt, Real Madrid është favoriti për Ligën e Kampionëve.

Skuadra madrilene nga 25 për qind sa vlerësohej më parë, tani shanset iu janë rritur në 45.6 për qind, duke qenë favoriti kryesor për ta fituar një tjetër trofe të këtij kompeticioni, që do të ishte i 15-ti në histori.

“EuroClubIndex” ka zbuluar favoritët për Ligën e Kampionëve, ku në rast që dështon skuadra madrilene atëherë pas tyre renditet Paris Saint-Germain me 22.2 për qind.

Bayern Munich ka 18.3 për qind shanse, derisa Borussia Dortmund vetëm 13.9 për qind.

Kujtojmë, Real Madridi do ta nis si mysafir i Bayern Munichut më 30 prill, derisa në anën tjetër – Borussia Dortmundi e pret PSG-në.

Ndeshjet kthyese zhvillohen një javë më vonë, derisa finalja e madhe mbahet në Londër, më saktësisht në “Wembley” më 1 qershor.

Lajme të ngjashme