Real Madrid shënon edhe dy gola të shpejtë ndaj Bragas
Real Madrid ka reallizuar edhe dy gola të shpejtë ndaj Bragas për t’iu afruar më shumë kualifikimit.
Sulmuesi Vinicius Junior realizoi një gol fantastik për të dyfishuar epërsinë.
Lucas Vazquez pasoi për mrekulli te braziliani, që bëri një driblim fantastik dhe pastaj e la të shtangur portierin mysafir (58’).
Ndërsa, vetëm dy minuta më vonë Rodrygo realizoi golin e tretë me një parabolë pas një asistimi të saktë të Viniciusit (60').