Real Madrid përgatitet për prezantimin e Arda Guler
Real Madrid është duke u përgatitur që të premten ta realizojë prezantimin e talentit turk Arda Guler, pasi fitoi garën ndaj Barcelonës.
Talenti 18-vjeçar u mendua se do t’i bashkohej Barcelonës me presidentin Joan Laporta që disa herë publikisht komentoi të rejat e fundit.
Sidoqoftë, të martën mbrëma e tërë situata ndryshoi me Real Madridin që arritën ta bindin lojtarin, si dhe Fenerbahcen.
Sipas “AS”, transferimit të Gulerit te Reali i mungon vetëm zyrtarzimi, pasi të gjitha detajet përfshirë edhe kontratat janë bërë gati.
Real Madrid do të paguajë 20 milionë euro plus bonuset, që mund ta kapin shifrën e 8 milionë eurove.
Madrid prepping Guler presentation already https://t.co/RUwihLTSCr
— SPORT English (@Sport_EN) July 5, 2023
Florentino Perez thuhet se e ka kontaktuar direkt lojtarin, i cili bëri kërkesë që Fenerbahce të paguhet në rregull, gjë që klubi madrilen e pranoi menjëherë.
Kësisoj, në “Santiago Bernabeu” tani janë duke bërë gati përgatitjet për prezantimin e Guler, që mund të ndodh të premten nëse i kryen me sukses testet mjekësore.
Lojtari pritet që në orët e ardhshme të udhëtojë për në Spanjë, t’i kryejë formalitetet para se të nënshkruajë zyrtarisht.
Pas transferimit, Guler do t’i bashkohet skuadrës së Carlo Ancelottit për fazën parapërgatitore sidoqoftë një huazim për edicionin 2023/24 nuk është mohuar.