Real Madrid përgatit ofertë për Mbappen, por i vendos edhe ultimatum
Real Madrid duket se do të tentojë edhe një herë transferimin e yllit të Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe.
“Los Blancos” e duan që disa vite francezin dhe raportohet se kjo “saga” mund të përfundojë këtë verë, me Mbappen që t’i bashkohet skuadrës madrilene në qershor.
Sidoqoftë, Real Madrid ka mësuar nga situata e krijuar në vitin 2021, ku kur të gjithë prisnin që Mbappe të transferohet në “Santiago Bernabeu”, ai ndryshoi mendje dhe rinovoi me “Parisienët”.
Andaj, “Diario AS” raporton se Real Madrid do të bëjë një ofertë zyrtare më 1 janar 2024 te Mbappe dhe do t’i jap 15 ditë ultimatum që ai të kthejë përgjigje.
Real synon ta mbyllë çështjen Mbappe qysh në afatin e dimrit, ku nëse gjithçka shkon sipas planit atëherë lojtari do t’iu bashkohet si agjent i lirë në verë.
Megjithatë, nëse Mbappe nuk kthen përgjigje brenda këtij afati atëherë Real Madrid do ta bëjë prioritet yllin e Manchester Cityt Erling Haaland.
Klubi madrilen i pëlqen të dy lojtarët por është në dijeni që s’mundet t’i sjellë brenda një afati veror, ani pse ëndrra e madhe është që të dy të veshën me fanellën galaktike.