Real Madrid nis negociatat për “blindimin” e Lunin
Real Madrid dhe Jorge Mendes, agjenti i Andriy Lunin, kanë nisur negociatat për rinovimin e kontratës së portierit 25-vjeçar.
Kontrata momentale e ukrainasit skadon më 2025, por pasi është bërë portieri kryesor “Los Blancos” synon ta bind për të nënshkruar edhe për disa vite.
Negociatat janë ende në fazën e hershme, por Real Madrid ia ka bërë të qartë se mbështetën te Lunin prandaj janë gati t’i ofrojnë kontratë për pesë vitet në vijim.
Lunin do të vendos përfundimisht sapo të merr propozimin zyrtar, por deri më tani e ka favorizuar qëndrimin në “Santiago Bernabeu”.
Muajt e ardhshëm do të jenë më të qartë për të ardhmen e Lunin, me Real Madrid që ka vendosur të mos lejojë 'gardianin' që të hyjë në vitin final të kontratës pa rinovuar
Padyshim ky është një ndryshim skenari i madh për Lunin, meqenëse para një viti s’ishte aspak i vlerësuar. Në fakt stafi i trajnerëve kishte kërkuar nga bordi një përforcim në verën e vitit 2023, duke lënë të hapur mundësinë që ukrainasi të largohet.
Me lëndimin serioz të Courtois, klubi nuk hezitoi ta përforconte pozitën me Kepa Arrizabalaga, por Lunin me paraqitje fantastike arriti ta fitojë vendin titullar në janar.
Lunin ka zhvilluar 2 mijë e 100 minuta në 23 paraqitje këtë sezon, duke pranuar 19 gola dhe mbajtur 10 herë portën e paprekur.